INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot liri daljeje për pensionistët, nesër për nënat me fëmijë! Ja rregullat që duhet të respektoni

Sot liri daljeje për pensionistët, nesër për nënat me fëmijë! Ja rregullat që duhet të respektoni

Publikuar më: 11:25 25-04-2020

Sot është dita e pensionistëve për të dalë pas një jave qëndrimi në shtëpi të izoluar, duke qenë mosha më e rrezikuar nga COVID-19.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se këtë të shtunë do të kenë liri daljeje gjyshërit, megjithatë, ka disa rregulla që nuk duhen anashkaluar.


Së pari nuk duhet të qëndrojnë në parqe, jo më shumë se dy persona dhe lëvizja lejohet deri në orën 11:00.


Ndërkohë, nesër është dita e nënave me fëmijë, të cilat do të kenë liri daljeje deri në orën 11:00.

Kushti i vetëm është që nënat të mos shoqërohen me shoqe, dhe fëmijët të mos kenë kontakt me fëmijët e tjerë.

Kjo është java e fundit që e gjithë Shqipëria është e izoluar pasi duke filluar nga e hëna, shumë qytete që janë më pak të prekura nga COVID-19, do kenë më shumë liri se qytetet e tjera.

Megjithatë edhe në këto qytete do të ketë kategorizime, pasi pensionistët do të kenë një fashë të veçantë për të dalë, çdo ditë deri në orën 8:30.

Article Logic
Execution time: 0.0028789043426514