INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot luhet Partizani-Skenderbeu: Spektakël, tifozë dhe luftë për titull

Sot luhet Partizani-Skenderbeu: Spektakël, tifozë dhe luftë për titull

Publikuar më: 13:51 14-03-2016

Një sfidë që vlen sa një sezon. Luhet Partizani-Skënderbeu sfida më e nxehtë në këto momente në kategorinë Superiore. Superpërballja e javës së 26-të të Superiores mes Partizanit dhe Skënderbeut do të nisë në orën 19:00. Në tapetin e gjelbërt të Qemal Stafës nuk do të zbresin vetëm dy skuadrat më të mira të këtij kampionati por edhe sulmi më i mirë ndaj mbrojtjes më të mirë.

Statistikat flasin në favor të të Kuqëve që 16 vitet e fundit kanë fituar 6 kanë barazuar 2 dhe kanë humbur vetëm 2 ,nga 10 sfidat që kanë zhvilluar në total ndaj korcarëve në kryeqytet.

Kjo e sotmja do të jetë përballja e tretë këtë kampionat, ku secila skuadër ka marrë nga një fitore. Partizani triumfoi në duelin e parë në “Qemal Stafa”, duke përmbysur rezultatin, ndërsa në Korçë, tri pikët shkuan për kampionët, që tashmë nuk e kanë golshënuesin Peter Olajinka.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941