Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Qendrat e votimit janë hapur në orëb 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Në garë janë tre kandidate, të gjithë akademikë, asnjëri politikan.Ata janë: Stevo Pendarovski cili mbështetet nga Social-Demokratët në pushtet; profesorja Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e parë grua e këtij vendi e propozuar nga partia opozitare VMRO DPMNE, dhe shqiptari Blerim Reka, ish-ambasador në Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga dy parti shqiptare Besa dhe Aleanca për Shqiptaret.Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave, dy emrat me më shumë vota do të shkojnë në balotazh.