INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot merr fund ‘mortja’. Balla sulme kreut të PD Lulzim Basha

Sot merr fund ‘mortja’. Balla sulme kreut të PD Lulzim Basha

Publikuar më: 12:24 25-10-2018

Lojërat e fatit kanë bashkuar në unanimitet socialistët. Një plagë e rëndë për shoqërinë por një ves që shkatërron familje e cilësojnë deputetët socialistë biznesin e kumarit. Në seancën ku demokratët shënuan një tjetër mungesë, Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Socialisti tha se Basha bashkë me opozitën duhet të ishin sot në Kuvend, për të votuar këtë ligj, për të mbyllur kazinotë, që ai i quan ‘mortja’.
Taulant Balla:
“Opozita duhet ti linte mënjanë hallet, por të ishte këtu bashkë me ne për të votuar shërimin përfundimtar të një ‘mortje’, që ka dëmtuar qindra familje shqiptare. Sot marrim një vendim edhe në luftën tonë të pa kompromis edhe në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është betejë Lulzim kundër krimit të organizuar dhe jo videot që prodhon ti në SHQUP. T’i heqim krimit nga duart bastet dhe çdo aktivitet të paligjshëm. Tregu i basteve ka qarkulluar 7 mln. Kemi qenë larg formalizmit të këtij sektori, pjesa tjetër janë para që kanë financuar këto aktivitete. 7 mijë persona që gjoja dalin pa punë se kanë qenë në këtë sektor?! Janë të paktën 70 mijë familje që kanë vuajtur pasojat e kësaj mortje. Ne jemi për familjet, nënat dhe vajzat që më në fund në 31 dhjetor do të kenë burrin në shtëpi, paratë e bukën jo për baste. Më vjen keq Lulzim që je zhytur kaq keq. Je bërë si kinema artizanale, që nuk gjete dot as një skenarist për të bërë një gjë që qëndron”.

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324