Karrierën muzikore e ka filluar shumë vite më parë duke u bërë pjesë e një prej talent-show më të famshëm në SHBA, “American Idol”. E prej aty, Melinda Ademi rrëmbeu zemrat e të gjithëve pasi mahniti me paraqitjen e saj. Megjithatë, pas shumë vitesh ajo u rikthye në Kosovë, për të nisur një karrierë të suksesshme në vendin e saj e cila ka fituar dashurinë e shumë fansave.
Madje, me këngët dhe stilin e saj ajo ka arritur ti çmendë fansat e saj derisa njëri prej tyre bëri edhe tatuazh me emrin e saj në krah.
Por a ishte e njëjta Melindë edhe para se të ngjitej në skenën muzikore?! Duke parë imazhet e viteve të mëparshme mund të vërehet dukshëm se edhe Melinda ka bërë shumë ndërhyrje në fytyrën e saj.