INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja detyrat që do të ketë qeveria tranzitore, Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë

Ja detyrat që do të ketë qeveria tranzitore, Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë

Publikuar më: 10:54 02-05-2019

Edhe pse dy palët politike, maxhoranca-opozitë duken larg asaj që kërkohet, krijimi i qeverisë tranzitore, Partia Demokratike këtë të enjte ka prezantuar detyrat që ajo mund të ketë. Në një tryezë ku të pranishëm ishin aleatët e Bashës, ish-deputetë dhe përfaqësues të mediave, ishte ish-deputeti Oerd Bylykbashi ai që tregoi këto detyra të qeverisë tranzitore:

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS

• Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia.
• Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.
• Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339.
• Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE

• Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
• Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.
• Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.
• Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.
• Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.
(lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

• Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
• Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
• Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE

• Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime.
• Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë.
• Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit.
• Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi.
• Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

• Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.
• Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.
• Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
ROLI I POLICISË NË ZGJEDHJE

• Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në proces zgjedhor.
Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve.
• Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin.
• Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore.
• Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave.
• Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje.
• Raportim transparent i veprimtarisë së policisë.

Ndërkohë, më parë kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, duke theksuar edhe një herë kushtin e opozitës për zgjidhjen e krizës politike. “Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Nuk do të lejojmë që krimi të bëjë zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen vetëm pasi të ndëshkohen hajdutët e zgjedhjeve të 2017 dhe 2016 (zgjedhjet për kryebashkiak të Dibrës)”, deklaroi Basha. 

Vijon...

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596