IN SPORT
Sot miqësorja Luksemburg-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë fitore

Sot miqësorja Luksemburg-Shqipëri, kuqezinjtë synojnë fitore

Publikuar më: 11:22 29-03-2016

Luksemburgu është sfida e radhës e Kombëtares shqiptare.

Kuqezinjtë sonte do të përballen me Luksemburgun në miqësoren e radhës e cila vjen pas disfatës kundër Austrisë (2-1), tri ditë më parë.

Skuadra shqiptare synon fitore në përballje me Luksemburgun, në mënyrë që të harron disfatën kundër austriakëve.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka paralajmëruar ndryshime në formacion për sfidën e sotme ndaj Luksenburgut.

Në konferencën e fundit për shtyp para kësaj miqësoreje, italiani ka theksuar se do të aktivizohen një pjesë e futbollistëve të cilët nuk luajtën në takimin e parë.

Fakti se Luksenburgu dhe Austria janë skuadra të niveleve të ndryshme do t’i japë mundësinë trajnerit të kombëtares shqiptare të ndryshojë jo vetëm formacionin, por edhe taktikën e lojës.

Kjo është miqësorja e dytë që kombëtarja shqiptare do të luajë para finaleve të Europianit që do të zhvillohet këtë verë në Francë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156