Sot i shohim duke bërë rolin e gazetarit dhe politikanit, por në fakt profesioni i tyre i vërtetë nuk ka shumë lidhje me punën që bëjnë sot. Edhe pse sot janë ndër emrat më të suksesshëm të ekranit dhe profesionistë në fushën që përfaqësojnë.
Ka edhe prej tyre që nuk e kanë ushtruar kurrë profesionin e vërtetë.
Luana Vjollca, është një ndër shqiptaret e famshme që kurrë nuk e ka ushtruar profesionin e saj të vërtetë si avokate, por i është drejtuar botës së spektaklit nga ku ka korrur shumë sukses. Sot, ajo është një ndër femrat më të komentuara shqiptare. Padyshim këtë famë, zor se do ta fitonte po të kishte vazhduar rrugëtimin e saj si avokate.
Por Luana nuk është e vetmja që ka bërë diçka të tillë, Edi Rama sot është kryeministri i Shqipërisë, nuk duhet të harrojmë se profesioni i tij i vërtetë është piktor. Një profesion që nuk ka aspak lidhje me politikën në fakt.
Sali Berisha sot një ndër politikanët më të suksesshëm, por profesioni i tij i vërtetë është ai i doktorit.
Elvana Gjata pak ditë më parë zbuloi se ka studiuar për regji.
Soni Malaj është diplomuar për gjuhë të huaja, për degën e frengjishtes, por nuk e ka ushtruar kurrë si profesion.
Edhe pse ka mbaruar për Shenca Politike, Turjan Hyska prej vitesh është marrë me muzikë dhe prej një kohe shumë të gjatë punon si gazetarë e moderator.