Të premten vijojnë kthjellime të shkurtra e vranësirave të shpeshta në gjithë territorin duke gjeneruar shira të përkohshëm në ekstremet veri – jug.
Edhe pasditja, mbetet me vranësira të shpeshta e shira të dobët në veri, ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat lindore dhe pjesërisht qendrën.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy ekstremumet termike të ditës duke ngjitur maksimumin sërisht në vlerat 17 – 18°C.