10 vjeçares Noemi, fëmija e fundit e mbetur gjallë nga aksidenti tragjik i ditës së diele është ndarë ditën e djeshme nga jeta.
Ditën e sotme ajo është përcjell për në banesën e fundit pranë babit, motrës 5 vjeçe dhe vëllait 9 muajsh.
Nxënësit dhe stafi i shkollës ku studionte vogëlushja nga Velipoja kanë publikuar një mesazh prekës në rrjete sociale., ku i japin lamtumirën shoqes dhe nxënëses së tyre.
Mesazhi i shkollës “Gjergj Vatë Martini”
Këto ditë, si çdo ditë më parë, fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve do i jepnin dritë anë e kënd oborrit të shkollës…
Por jo… Këto ditë, e sot më shumë se kurrë, pikëllimi na ka vërenjtur fytyrat e copëtuar zemrat…
Sot, na mungon Noemi…vajza e ëmbël e klasës së katërt, nxënësja e dalluar, bija e çmuar e familjes Preka!
Pushofsh në paqe, pranë babit, motrës e vëllait, Noemi jonë!
Ne si staf pedagogjik i shkollës, nuk gjejmë fjalë për të ngushëlluar familjen për këtë humbje të madhe!