INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot ndër reperët më të paguar, por s’do ta besoni pagesën e parë të Ledrit në koncert! Kush ia ka thyer zemrën?

Sot ndër reperët më të paguar, por s’do ta besoni pagesën e parë të Ledrit në koncert! Kush ia ka thyer zemrën?

Publikuar më: 15:34 11-07-2021

Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin e fundit për këtë sezon në “Soiree” me Jonida Shehun në një rrëfim të gjatë si asnjëherë më parë duke prekur momente më të rëndësshme të karrierës së tij, por jo vetëm.

Ai ka kujtuar fillimet e tij gjatë rrugëtimit muzikor, i cili u be i njohur kur ishte pjesë e "Skillz" me Visar Shalën. Ledri ka rikujtuar koncertin e parë, por edhe sa është paguar kur është ngjitur për herë të parë në skenë.

Ledri Vula: Ka qenë unë e Skivi, sa ishim bërë grup. Donim të fillonim të këndonim një këngë bashkë. Na pyesnin a doni të dilni të këndoni? Unë doja të dilja të këndoja gjithsesi, edhe nëse ata këndojnë, edhe nëse ata s’këndojnë, e nëse ka para apo s’ka pare

Jonida Shehu: Kishte pare?

Ledri Vula: Në fund kur ka ardhur Skivi na dha nga 15 euro, por atëherë kanë qenë të mëdha

Më tej Ledri shtoi se pagesa e dytë ka qenë 50 euro dhe sigurisht që paratë e para fituara nga muzika ia ka dhënë nënës së tij Xheraldinës në shenjë mirënjohje që e ka ndihmuar për realizimin e klipit të parë.

Ndonëse e ka nisur me 15 euro, tani Ledri është një ndër reperët më të paguar në tregun muzikor.

 

Përpos faktit që është ndër reperët më të mirë në Shqipëri dhe shumë i talentuar, Ledri Vula mbahet edhe si një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e shumë vajzave për shkak të pamjes së jashtme.
Ai numëron pafund fanse femra të cilat “çmenden” pas tij dhe janë në çdo koncert ku ai është.
I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soirée me Jonida Shehun në ABC, ai ka folur në lidhje me fanset që ndoshta do ju jetë thyer zemra kur morën vesh që Ledri është i dashuruar me Sara Hoxhën.
Reperi i njohur me batutë ktheu përgjigje që edhe atij i thyhet zemra kur sheh vajza të bukura.
“Sa herë ma kanë thyer zemrën mua gocat. Çdo femër e bukur që kalon afër ta thyen zemrën pak”, është shprehur ai duke qeshur.

Article Logic
Execution time: 0.00211501121521