Renis Gjoka ëhstë një emër i njohur tashmë në muzikë për talentin e tij.
Këngëtari këtë herë është në jurinë e ‘The Voice Kids’, bashkë me xhaxhanë e tij këngëtar. Por ai ka rrëfyer se vite më parë nuk e kanë pranuar në “Ethet e së premtes”. Gjoka tha se nuk e kishte kaluar as fazën e parë të audicioneve dhe se asnjeri, madje as xhaxhai i tij Aleksandër Gjoka nuk e dinte që ai kishte konkuruar. Këngëtari i tha të gjitha këto, për t’i dhënë kurajo një konkurenti të vogël, për të cilin nuk u kthye asnjë nga trajnerët.