INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot në kuvend zhvillohet raundi i parë për Presidentin e ri

Sot në kuvend zhvillohet raundi i parë për Presidentin e ri

Publikuar më: 09:49 19-04-2017

Pasdite në ora 18 në seancën e jashtëzakonëshme në Kuvend, do të realizohet votimi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Kjo pikë është në rendin e ditës, por deri më tani asnjë nga partitë nuk ka shpallur zyrtarisht emrin e atij që do të zëvendësojë Bujar Nishanin.
Të gjitha seancat  e fudit janë mbajtur pa praninë e opozitës e cila prej gati 60 ditë është në protestë dhe ka bojkotuar parlamentin. Po Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se do ta presin opozitën deri në minutën e e fundit për të pasur një kandidaturë konsensuale.
Gjithsesi, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është duke zbatuar procedurat parlamentare dhe më datë 17 prill ka nxjerrë urdhrin në të cilin thirret seanca e ku thuhet:
“Për zhvillimin e votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, sipas nenti 87, 88 të Kushtetutës, neni 109 Rregullore Kuvendi, votim me shumicë të cilësuar me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit".
Për zgjedhjen e Presidenti ligji thotë se janë 5 raunde e më sa duket të paktën deri tani një nga raundet sot do të digjet.

Article Logic
Execution time: 0.0034618377685547