INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot në mbrëmje ndodh eklipsi hënor, ja personat e cilës shenjë prek më tepër [FOTO]

Sot në mbrëmje ndodh eklipsi hënor, ja personat e cilës shenjë prek më tepër [FOTO]

Publikuar më: 13:09 18-08-2016

Sot në mbrëmje hëna nuk do të jetë e zakonshme pasi do të ndodhë eklipsi hënor i cili është një fenomen i rrallë dhe interesant për tu parë.

Eklipsi hënor ndodh kur hëna e plotë, Toka dhe Dielli janë të pozicionuara në të njëjtën linjë dhe në këtë mënyrë hëna do të kalojë përmes hijes së tokës.

Llogaritjet e timeanddate.com tregojnë se Dielli, Toka dhe Hëna do të jenë në një linjë shumë të ngushtë sot, por nuk do të ketë një eklips i plotë hënor. Bëhet fjalë për atë që njihet si “eklipsi hënor penumbral”, ose “eklipsi hënor gjysmëhije”. Ky i fundit ndodh kur hëna lëviz nëpër pjesët anësore, të zbehta të hijes së tokës  ndërsa pjesa tjetër merr të njëjtën sasi të diellit si zakonisht dhe është aq e ndritshme si një hënë e plotë. Për shkak të kësaj, shpesh është e vështirë për të bërë dallimin mes Hënës normale të plotë dhe një eklipsi penumbral të Hënës sepse hëna shfaqet e shndritshme por edhe e veshur me hije.

Eklispi penumbral do të ndodhë rreth orës 21.42 të mbrëmjës sipas kohës universale (UTC).Por një tjetër arsye për ta parë këtë eklips e japin edhe astrologët. Sipas tyre  “eklipsi penumbral” i 18 Gushtit është shumë pozitiv dhe nxitës për ndryshim. Veçanërisht ata që janë të shenjës së ujorit , pasi kjo Hënë e Plotë vendoset sot në këtë shenjë. Në jetën e tyre do të ndodhin shumë ndryshime  dhe ndërkohë që përballeni me këto ndryshime, bëni mirë t’i kushtoni rëndësi vetes suaj.

Marrëdhënie të reja do t’ju çojnë drejt një misioni special për të ardhme më të denjë.

Në këtë periudhë ju duhet ta fokusoni vëmendjen në shtëpinë tuaj, familjen dhe marrëdhëniet e të gjitha llojeve. Përderisa cilësitë hënore të emocioneve dhe instinkteve arrijnë kulmin e tyre gjatë hënës së plotë, ju duhet të merrni një vështrim objektiv dhe të ekuilibruar në marrëdhëniet tuaja personale.

Por, ky  eklips nuk do të prodhojë ndonjë hije mbi hënë, kështu që do të jetë më shumë si një hënë e plotë normale, që zgjat 14 ditë. Kjo është një kohë e mjaftueshme për të përmbyllur ciklin e gjashtë muajve të fundit dhe përgatitur për një cikël të ri eklipsi që do të fillojë në 1 Shtator. Pra në 1 Shtator, do të shohim eklispin hënor në formën e tij të plotë, kur hëna do të rrëshqasë nën hijen e tokës.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824