Opozita ka thirrur sot në Tiranë, më 13 maj, ora 12:00, protestën e saj më të madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kryetari i PD—së Lulzim Basha, deklaroi dje nga Sheshi i Lirisë, ku për 12 javë opozitarët protestuar pa ndalim, se sot “nis rrugëtimi i bashkimi të shpresave të çdo shqiptari kjo qëndresë do të inaugurojë Republikën e Re, nga ky shesh i bashkimit më të madh i shqiptarëve në historinë e tyre.
Nesër nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari dhe shqiptareje të ndershëm, i besimit të patundur në të ardhmen më të mirë që na pret, i vendimit të madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit nga themelet republikën e vjetër të vesit, republikën e vjetër të korrupsionit, republikën e vjetër të krimit dhe drogës, republikën e vjetër të pazareve të ndyra politike, republikën e vjetër të kupolës së vjetër politike, që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë, teatrin e kukullave në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër përmes forcës së bashkimit republikën e qytetarëve shqiptarë.
Nesër bashkohen në këtë shesh si kurrë më parë shqiptarët...
Ky është bashkimi i madh- theksoi Basha, - për të cilin flitet tash një javë, në çdo shtëpi, në çdo vatër kudo ku shqiptarët bisedojnë dhe mbështesin e bëhen gati të derdhen drejt këtij bashkimi ditën e shtunë, në orën 12.00 në këtë shesh të lirisë, të qëndresës dhe shpresës që po lind."