INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot në presidencë nisin bisedimet Rama - Basha

Sot në presidencë nisin bisedimet Rama - Basha

Publikuar më: 08:42 03-05-2017

Kriza poiltike ka bërë që Presidenti në largim Bujar Nishani tu bëjë kërkesë për takim për herë të dytë liderave të PS dhe PD.
Palët kanë shprehur dakortësinë për takimin, por s’kanë thënë ende asgjë nëse kushtet e tyre sot do të ndryshojnë. Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vendosur që në orën 10:00 ata të takohen.
Ftesa pasditen e së martës rezultoi vendimtare, pasi dy palët kthyen përgjigje pozitive duke pranuar takimin në Presidencë me ndërmjetësimin e Nishanit.
 
Fillimisht ishte kryeministri Rama që pranoi takimin me Bashën. Ndërsa Basha mbrëmjen e djeshme e konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen pas mbledhjes së grupit, po me disa kushte si qeveria teknike dhe zgjedhje të lira.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656