INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot ‘nis shkarkimi’ i Ilir Metës, testi i 93 votave kaloi, Kushtetuesja i vetmi shpëtim për të

Sot ‘nis shkarkimi’ i Ilir Metës, testi i 93 votave kaloi, Kushtetuesja i vetmi shpëtim për të

Publikuar më: 08:50 14-06-2019

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pritet të nisë sot procedurën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ditën e djeshme në Parlament u miratua rezoluta kundër Presidentit me 100 vota pro dhe vetëm 7 kundër. Që prej pasdites së djeshme u nis mbledhja e firmave të nevojshme për të iniciuar procedurat për shkarkimin e Metës. Këto firma do të depozitohen sot në Parlament e më pas do të vijohet me procedurën, siç e parashikon Rregullorja e Kuvendit.
Kjo procedurë parashikon 10 hapa deri në finalizim. Hapi i parë tanimë është i realizuar me mbledhjen e firmave.
Hapi i dytë është njoftimi nga Kryetari i Kuvendit të seancës së radhës për këtë kërkesë.
Hapi i tretë është që kërkesa të diskutohet në Komisionin për Çështje Ligjore.
Më pas, ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton Presidentin në seancë dëgjimore.
Diskutimet në këtë komision përmblidhen në një raport që më pas i kalon Parlamentit.
Hapi pauses është që, Kuvendi në seance plenare shqyrton raportin dhe zhvillon debat.
Hapi i shtatë parashikon që Kuvendi të miratojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Presidentin. Ky komision ka 3 muaj afat për të shteruar çështjen.
Më pas, raporti i këtij komisioni, me argumenetet përkatëse i kalon Parlamentit. Kjo mund të ndodh në shtator ose më herët, në seancë të jashtëzakonshme.
Argumentet e këtij raporti vendosin më pas nëse Presidenti do të shkarkohet apo jo. Për të miratuar kërkesën duhen minimalisht 93 vota.
Dhe hapi i fundit është gjyqyrtimi i vendimit të Parlamentit në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta në nenin 90, pika dy parashikon që është vetëm Gjykata Kushtetuese e cila ka autoritetin të jap vendimin final nëse zhdekretimi i datës 30 qershor nga kreu i shtetit është i paligjshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508