INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot nis skuqja e vezëve të Pashkës! Mësoni etapat si t’i përgatisni [FOTO]

Sot nis skuqja e vezëve të Pashkës! Mësoni etapat si t’i përgatisni [FOTO]

Publikuar më: 09:27 25-04-2019

Sot, është një ditë e madhe për besimtarët ortodoksë. Ata nisin të lyejnë një pjesë të vezëve të Pashkës. Zakoni e do që të skuqen vezët për çdo pjesëtar të familjes dhe një për shtëpinë. Ato mbahen në shtëpi për 1 vit, deri në Pashkën tjetër. Ndërsa të shtunën e madhe, lyehen përsëri vezët, që shpërndahen për miqtë.

Përbërësit që nevojiten për lyerjen e vezëve:
-Bojë ushqimore për vezë, të cilën mund ta gjeni dhe në kishë
-Vezë sipas dëshirës
-6 gota ujë të vakët
-1 filxhan kafeje e gjysmë me uthull cilësore
-Një pecetë të lyer me vaj

Përgatitja:
-Lajini mirë vezët që doni të ngjyeni dhe i zieni në zjarr të ngadaltë që të mos thyhen.
-Në një enë hidhni 6 gota ujë të vakët, uthullën, bojën që duhet ta përzieni shumë mirë.
-Vendosni vezët e ziera mirë afërsisht 15 kokrra në enën me bojën e tretur dhe uthullën dhe i lini brenda 3-5 minuta.
-Në vazhdim i hiqni dhe i lini të thahen.
-Në të njëjtën bojë mund të vendosni 15 kokrrat e tjera.
-Në fund i lyeni me një pecetë me vaj që të shkëlqejnë.

veze_pashke.png

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333