Nuk e dimë sa do të arrini ta njihni pasi ajo e poston për herë të parë një imazh të tillë. I ka shtuar dozat e nostalgjisë këtë herë duke i rikthyer pas në kohë me këtë foto nga fëmijëria. Mimoza Shkodra ka publikuar këtë foto ku shfaqet një vogëlushe e ëmbël 6 vjeçare e cila atëherë ndoshta nuk e kishte menduar se sot do të bëhej një ndër këngëtaret e preferuara. Krah foto Mimoza shkruan: ‘Eh…..sikur te kthehesha edhe nji her 6 vjeçe’. Ndërkohë vazhdon të jetë lumturisht e dashuruar me partnerin e saj, këngëtarin Seldi Qalliu.