Mozzik është një ndër reperat më të komentuar në shoëbizzin shqiptar, shkak për këtë është bërë pikërisht sherri që pati me studion muzikore "One Records", e cila i fshiu të gjitha këngët e tij nga Youtube-i.
Por tashmë mesa duket gjakrat janë ftohur dhe reperi ka nisur një jetë të re dhe është për tu thënë se ka sjellë disa këngë shumë të lezetshme në tregun muzikorë shqiptar, të cilat kanë pasur goxha sukses, madje kanë arritur edhe shifra shumë të larta shikueshmërie në Youtube.
Edhe pse tani e shohim ta ketë shumë të thjeshtë rrugën e karrierës, më parë duket se nuk ka qenë kështu. Nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’ Mozzik ka treguar vështirësitë e mëdha që i janë dashur të kalojë për t’u bërë pjesë e muzikës dhe mund të themi se janë me të vërtetë shumë. Ai tregon se i është dashur të heqë dorë nga shkolla kur ishte ende i vogël.
“Bëj muzikë se jetoj. Nga fillimet e mia e kuptoni se unë kam lindur nga lagjet e errëta, por të sinqerta. Unë kam ikur nga shkolla për të shkuar në studio. Unë kam fjetur në studio. Janë shumë sakrifica, nëse filloj nuk ndalem dot. Por ju mos u dëshpëroni nga ëndrrat. Lutuni për të mira dh ëndrra sepse ato duhen. Nuk kam studiuar shumë sepse 8 klasë shkollë kam, por ju flas nga eksperienca”.