INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot nuk jeton më, por kjo këngë e padëgjuar e Amy Winehouse po i çudit të gjithë [VIDEO]

Sot nuk jeton më, por kjo këngë e padëgjuar e Amy Winehouse po i çudit të gjithë [VIDEO]

Publikuar më: 20:45 27-02-2018

Vdekja e saj në moshën vetëm 27-vjeçare shokoi botën e muzikës, teksa miliona fansa të Amy Winehouse u trishtuan për humbjen e një ndër këngëtareve me të veçanta. Nëse kërkon në youtube “My Own Way” do të dëgjoni një këngë të cilën nuk e kishit dëgjuar më parë nga këngëtarja Amy Winehouse, e regjistruar kur ajo ishte vetëm 17-vjeç.Video u bë publike ngë Gil Cang, një prodhues muzike në Londër, i cili në atë kohë i propozoi këngëtares së ndjerë rrugën, me idenë e tërheqjes së vëmendjes së firmave më të mëdha.

Video e publikuar përbën një lajm të rëndësishëm në botën e muzikës dhe për fansat e këngëtares, pasi thuajse të gjitha këngët e paplota të saj u shkatërruan. “U mendova për një kohë të gjatë. Kam gjetur këtë demo javën e kaluar dhe vendosa ta publikoj, kështu që të gjithë mund ta dëgjojnë”, tha Cang.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555