Në Shqipëri, Kosovë, Zvicër dhe Gjermani dyshojmë se ka njeri të mos e njohë Loredanën.
Reperja ka korrur sukses të jashtëzakonshëm me muzikën e saj, por mund të themi se dhe skandali i mashtrimit të parave e ka bërë reperen akoma dhe më të njohur për publikun e këtyre vendeve.
Ditën e sotme, Loredana ka kujtuar sot të atin e ndjerë, i cili humbi jetën pak javë më parë!
Në foton e publikuar për herë të parë, Loredana duket shumë e vogël e veshur për një ceremoni fetare të mbajtur me familjen.
Ndërkohë i ati e ka përqafuar teksa pozojnë për kamerën. Ajo nuk ka shkruar asnjë fjalë për këtë kujtim, përveç një emoji zemre.