Shoferët e autobusëve të linjave ndërqytetase kanë ndaluar punën ditën e sotme dhe janë ngritur në protestë kundër asaj që ata vetë e quajnë padrejtësi që po u bën ministria e Transporteve.
Në shumë qytetetë vendit është paralizuar lëvizja e këtyre mjeteve e si pasojë mjaft udhëtarë kanë ngelur pa shkuar nga njëri qytet në tjetrin. Nga Korça autobusët nuk janë nisur për në Tiranë dhe destinacione të tjera mëngjesin e sotshëm.
Sa i takon terminalit të jugut në Tiranë, ai ka qenë i mbushur me autobusë që nuk lëviznin nga vendi, shoferë që protestonin si dhe turistë të interesuar për të shkuar në destinacione turistike në jug, por edhe udhëtarë të tjerë.
“Kemi tre orë këtu te terminali i jugut për në Vlorë po autobusët janë në grevë. Ka shumë të huaj që kanë ardhur për turizëm dhe duan të shkojnë në jug, po jemi dhe ne të tjerët që kemi hallet tona e s’po lëvizim dot. Ata protestojnë sepse ministria e Transportit në ikje do të japë lishenca të reja, kanë ndryshuar kushtet”, – thotë një qytetar për JOQ.