Sot në orën 20:45 do të rikthehen emocionet në Champions League ku Juventusi do të presë Monacon.
Juventusi po përgatit festën për kualfikimin për herë të dytë në 3 vitet e fundit në finalen e Uefa Champions League dhe për herë të 9-të në historinë e klubit. Në Juventus Stadium bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit do të presin Monacon në një sfidë ku kampionët e Italisë do të kërkojnë të mbrojnë avantazhin 2-0 të ndeshjes së parë. Leonardo Jardim pritet të hedhë në fushë të njëjtin formacion si në ndeshjen e parë ndërsa te Juventusi Dybala dhe Higuain kanë lënë pas problemet dhe do të zbresin rregullisht në fushë.