Që pas ndarjes nga ish bashkëshortja, Genc Prelvukaj nuk është përfolur aq shumë për lidhje me një femër sa me Eni Koçin së fundmi.
Dy këngëtarët janë bërë kryefjala e lajmeve rozë këto ditë për shkak të lidhjes së tyre.
Por para kësaj lidhje, këngëtari ka qenë i martuar me modelen Arta Arifi. Arta është shpallur më parë edhe “Miss Sharmi i Kosovës” si dhe ka qenë shoqëruesja e parë e Miss Shqipërisë. Nga kjo martesë Genci ka një djalë të cilin e quajnë Gjin. Megjithatë, pas ndarjes nga Genci, Arta vendosi të mbulohej me shami dhe ky vendim ishte pasojë e një ëndrre që kishte parë.