INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot protesta e dytë e madhe e opozitës, efektivët rrethojnë Kryeministrinë

Sot protesta e dytë e madhe e opozitës, efektivët rrethojnë Kryeministrinë

Publikuar më: 09:18 16-03-2019

Këtë të shtunë do të zhvillohet protesta e dytë e madhe e opozitës, para Kryeministrisë, pas asaj të 16 shkurtit. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe Partia Demokratike ka kërkuar leje në polici për 48 orë. Qëndresa në shesh do të shikohet sa do të zgjasë. 

Planet e masave të marra nga policia për sot janë të njëjta me ato të protestës së 16 shkurtit, ndërsa ka refuzuar kërkesën e PD për të protestuar pa afat. Policia e ka refuzuar lejen me argumentin se duhet përcaktuar orari i mbylljes së tubimit.

Në kërkesën e saj, PD njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para Kryeministrisë, Lulishtja tek Piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të Kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit.
Në terren pritet të angazhohen 1600 efektivë. Po ashtu, godina e Kryeministrisë është e rrethuar nga një gardh metalik, për të shmangur tentativat për sulm ndaj Kryeministrisë. Ndërkohë, ndryshe nga protesta e 16 shkurit, dera hyrëse e Kryeministrisë është pa rrethimin me skela.
Gjithashtu opozita kërkon largimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

 gardhi_metalik.PNG

 

hyrja_e_kryeministrise.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771