Mbi 40 mijë maturantë do ti nënshtrohen provimit të parë me detyrim, atij të gjuhës së huaj.
Maturantët e nisin me provimin e gjuhës së huaj sfidën e tyre të provimeve më të rëndësishme të mbylljes së sistemit arsimor parauniversitar.
Testi për provimin e Anglishtes do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë.
Testi do të vlerësohet me 50 pikë. Ndërkohë Ministria e Arsimit u ka bërë apel kandidatëve që të mos kopjojnë pasi në të kundër rrezikojnë pezullimin.
Një ditë më parë ministrja e Arsimit Mirela Karabina ka garantuar mësuesit dhe nxënësit se procesi do të monitorohet rreptësisht. Ajo bëri me dije se çdo tendencë apo përpjekje për të shkelur rregullat e maturës do të ndëshkohet.