Edi Rama ka thirrur këtë të premte në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare.
Në këtë Asamble do të ketë një raport mbi performancën e përfaqësuesve të PS-së në qeverisjen vendore, raport kombëtar për procesin e bashkëqeverisjes si dhe raport mbi punën e grupit parlamentar të PS-së.
Gjithashtu, në këtë Asamble do të nisë ngritja e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Motorët për zgjedhjet lokale socialistët kanë vendosur ti ndezin shpejt, me qëllim një rezultat sa më pozitiv në zgjedhjet për bashkitë.
Pikat e tjera do të jenë udhëzimi për fillimin e fushatës kombëtare “E gjithë vëmendja tek ju”, miratimi i strategjisë “Partia Socialiste e hapur për ty”, raport mbi gjendjen aktuale të partisë digjitale dhe vendimi për unifikimin e regjistrit digjital të Partisë Socialiste.