INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot seanca e ballafaqimit, biznesmeni Ylvi Beqaj “fundos” Emiliano Shullazin

Sot seanca e ballafaqimit, biznesmeni Ylvi Beqaj “fundos” Emiliano Shullazin

Publikuar më: 17:31 20-06-2017

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e ballafaqimit mes Emiljano Shullazit dhe Ylvi Beqajt, i cilësuar si dëshmitari kyç për zbardhjen e kalimit të 20% të ish-hotel Vollgës në pronësi të Emiljano Shullazit.

Dëshmitari i mbrojtur i Drejtësisë Ylvi Beqja nuk tërhiqet edhe përballë Emiljano SHullazit dhe të akuzuarve si pjesëtarë të bandës së tij. 

Në sallën e gjyqit para Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe në prani të avokatëve e prokurorëve, Ylvi Beqja akuzoi direkt Shullazin për kërcënime dhe gjobëvënie. Në sallë nuk munguan edhe replikat mes të pandehurve dhe dëshmitarit të mbrojtur, i cili në dy raste edhe u kërcënua dhe u fye nga të pandehurit.

Por pavarësisht presioneve psikologjike Ylvi Beqja ka vazhduar dëshminë e tij,  duke treguar me detaje të gjitha takimet, kërcënimet, presionet dhe gjobat që ka paguar për llogari të Shullazit dhe bandës së tij. Ai tregoi momentin e njohjes me Shullazin, tek i cili e kishte dëgruar avokati Neshat Fana. Pas prezantimit të shqetësimit, Ylvi Beqja tha se Shullazi i kishte marrë përsipër t’i regjistronte pronën kundrejt 20 % të vlerës së ish-hotel Vollgës. Por në momentin që prona u regjistrua në emër të tij, Beqja tha se Shullazi e ka kërcënuar dy herë me armë, duke i kërkuar t’i kalojë 30 % të sipërfaqes së ish-hotel Vollgës atij dhe rreth 550 mijë euro cash që ka paguar në formën e gjobave.

Sipas Beqjas, kërcënimet  kanë qenë të vazhdueshme me telefon, në takime e deri kur nipi i Shulllazit i ka shkuar edhe në banesë, duke kërkuar të heqë dorë nga prona. Të gjitha këto presione e kërcënime, sipas Beqjas, e kanë shtyrë të kërkojë ndihmë në prokurori, bën me dije Abcnews. Por edhe pas dhënies së dëshmisë e arrestimit të Shullazit, dëshmitari i mbrojtur tha se banda e tij ka vazhduar kërcënimet.

Ai i tregoi gjykatës, një moment kur Elvis Martini, i kishte shkuar në shtëpi duke kërkuar të heqë dorë nga dëshmia kundër Shullazit, kundejt 7 mln eurove. Sipas Beqjas, Martini kishte shprehur gatishmërinë të paguajë 1 mln euro në moment dhe pjesën tjetër disa ditë më pas. Këtë ofertë, Beqja tha se e kishte refuzuar, duke bërë që Martini ta kërcënojë atë me vrasjen e pjesëtarëve të familjes. Por jo vetëm kaq, Beqja akuzoi edhe avokatët e të pandehurve, që sipas tij, me ndihmën e njerëzve të Shullazit kanë mbledhur disa biznesmenë të ndryshëm, të cilët i kanë kërcënuar për ta akuzuar Beqjan për mashtrim.

Ndërkohë Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani dorëzuan një kallëzim penal ndaj dy prokurorëve, duke pretenduar se kanë falsifikuar proceseverbalët e deklarimeve të Beqjas, që prokurorët e hodhën poshtë, duke argumentuatr se janë dy dëshmi të ndryshme.  

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502