INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot seanca e radhës për Saimir Tahirin, çfarë pritet të ndodhë

Sot seanca e radhës për Saimir Tahirin, çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më: 10:20 26-03-2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur seancën për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë. Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Sajmir Tahirit në gjykatë.

Vetë Tahiri kërkon pushimin e çështjes. Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947