INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot sërish Parlament. Mësoni çfarë pritet të ndodhë

Sot sërish Parlament. Mësoni çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më: 09:31 21-12-2018

Pas seancës së djeshme me tensione mes opozitës dhe mazhorancës, këtë të premte do të zhvillohet një tjetër seancë.

Deputetët nga mazhoranca dhe opozita do të mblidhen për të diskutuar nismën e opozitës për ndryshime Kushtetuese. Bëhet fjalë për nismën e Partisë Demokratike për Vettingun në politikë.
Kjo seancë vjen një ditë pas seancë parlamentare u zhvillua mes tensioneve, pasi deputeti i PD, Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama.
Pas kësaj situatë seanca u ndërpre, deputeti Hasa u përjashtua me 10 ditë, ndërsa grupet parlamentare të opozitës kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama. Nga ana tjetër edhe PS kërkoi përjashtimin e kreut të PD, Lulzim Basha.
Në seancën që mblodh sërish mbrëmje e djeshme, mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit për kthimin e buxhetit për rishqyrtim.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439