Can Yaman dhe e fejuara e tij, prezantuesja italiane Diletta Leotta janë ndër çiftet më të komentuara së fundmi në mediat turke.
Çifti kanë vendosur t’i japin fund beqarisë këtë verë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë ndërkohe mediat turke i kanë dhënë rëndësi pamjes së saj duke zbuluar disa fotografi të vjetra.
Në këto fotografi shihet qartë ndryshimi drastik i italianes, e cila si duket i është nënshtruar një numri të madh ndërhyrjesh.
Në një intervistë kohë më parë prezantuesja kishte pranuar se ndërhyrjen e parë e kishte bërë në moshën 18-vjeçare.