Pasditen e sotme në orën 18:00 do të hidhet shorti për fazën e grupeve për edicionin e ri në Champions League. Shorti do të përbëhet nga 32 skuadra, 26 të kualifikuara gjatë sezonit të fundit dhe 6 të kualifikuar përmes fazës eliminatore.
Duke parë ndarjen e 32 ekipeve në 4 vazo pritet që të ketë përballje të forta. Për Realin e Madridit, Atléticon dhe Barçën, skenari më i keq i mundshëm do të ishte përballja në grupe me Dortmundin, Liverpoolin dhe Interin.
Edicioni i ri do të ketë disa risi, nga orari i ndeshjeve, që do të luhen në 19:00 dhe 21:00, por edhe fakti që sulmuesi portugez Ronaldo tashmë do të synojnë fitimin e Champions League me Juventusin pas largimit nga Reali i Madridit.