Ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet sonte në mbrëmje në Zurich duke filluar nga ora 18:30.Në garë për titullin prestigjioz për vitin 2015 janë: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar.
Cristiano Ronaldo është duke shpresuar që ta rrëmbejë Topin e Artë për të tretën herë me radhë, por do ta ketë të vështirë përball dyshes Lionel Messi e Neymar që kanë shkëlqyer në vitin që lamë pas duke fituar pesë tituj me Barcelonën.
Lionel Messi pati një vit të shkëlqyer duke i ndihmuar skuadrës së tij të rikthehet furishëm te titujt pasi atij dështimi me trajnerin Tata Martino dhe shihet si favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim, që do të ishte i pesti për të në karrierë.
Në anën tjetër Neymar po tregon se mund të jetë pasardhës i denjë i Lionel Messit te Barcelona kur ky i fundit t’i var atletet e tij. Neymar shihet si lojtari i tretë më i mirë në botë dhe sipas analistëve, kur Ronaldo e Messi nuk do të jenë për ta fituar këtë çmim, Neymar do të dominojë tërësisht.
Do të shpallen edhe formacioni më i mirë vitit dhe trajneri i vitit, si dhe fituesi për golin më të mirë të vitit “Puskas Award”. Leo Messi është në kërkim që të thyej rekordin e tij personal në triumfin për më të mirin e botës, pasi mund ta fitojë atë për herë të pestë.