Ditën e sotme në mbrëmje në orën 20:30 Kombëtarja do të zhvillojë provën e fundit kundër Ukrainës ndërsa më 6 qershor do të niset drejt Francës.
Sipas stërvitjes, De Biasi pritet të hedhë në fushën e lojës një formacion ku titullar në sulm do të jetë Armando Sadiku.
Mesfusha do të plotësohet në krah nga Lenjani dhe Roshi ndërsa në qendër Xhaka, Kace dhe Abrashi.
Mbrojtja do i besohet dyshes anësore Agolli-Hysaj dhe në qendër Cana-Mavraj.
Në ndeshjen kundër Ukrainës De Biasi do provojë lojtarë të tjerë, ndërsa ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë.
Shqipëria 4-5-1: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Abrashi, Kace, Xhaka, Roshi, Lenjani dhe Sadiku.