INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Sot shqiptarëve ju janë vjedhur 100 milion euro të tjerë'', Monika Kryemadhi hedh akuza kundër Ramës

''Sot shqiptarëve ju janë vjedhur 100 milion euro të tjerë'', Monika Kryemadhi hedh akuza kundër Ramës

Publikuar më: 19:16 24-01-2018

“Sot shqiptarëve ju janë vjedhur 100 milion euro të tjerë. Qeveria dhe kompani turke kanë bërë një kontratë që është në kurriz të shqiptarëve”, është shprehur Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme në një takim me strukturat e partisë, ku edhe këtë herë ka bërë thirrje të gjithëve për të dal në protestë në datën 27 janar.

Sipas Kryemadhit të gjithë duhet të dalim në protestë. “Ka pafundësisht probleme dhe arsye që të dalim në 27 janar për të protestuar. Gratë kanë një arsye më të madhe për të protestuar, pasi të gjithë të rinjtë po largohen dhe kjo është një gjë shumë e dhimbshme”, është shprehur liderja e LSI-së

Pjesë nga deklarata

Sot shqiptarëve ju janë vjedhur 100 milion euro të tjerë. Qeveria dhe kompani turke kanë bërë një kontratë që është në kurriz të shqiptarëve.

Ka pafundësisht probleme dhe arsye që të dalim në 27 janar për të protestuar. Gratë kanë një arsye më të madhe për të protestuar, pasi të gjithë të rinjtë po largohen dhe kjo është një gjë shumë e dhimbshme.

Çdo minutë që na ka ngelur deri të shtunën, duhet ta përdorim për të lajmëruar çdo shqiptar që të dal në protestë.

Duhet që ta përmbysim këtë klasë politike dhe të sjellim njerëz të rinj që punojnë për të ardhëm e Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102