Sot në oren 20: 45 luhet Spanjë - Shqipëri. Në mungesë të 3 prej titullarëve, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka vendosur të bëjë pragmatistin, duke u shtrënguar mirë në mbrojtje. Me Berishën të konfirmuar nga minuta e parë, italiani ka vendosur të rreshtojë 5 mbrojtës. Përkrah Gjimshitit dhe Ajetit është dhe Balliu, ndërsa nga krahët janë të njëjtët, kapiteni Agolli dhe Hysaj.
Në mesfushë rikthehen bashkë Xhaka e Kaçe, së bashku edhe me Bashën e konfirmuar prej disa ndeshjesh. Si mesfushor nga e majta mund të llogaritet dhe Grezda, ndërsa Sadiku do të jetë i vetëm për të bërë repartin e sulmit.