Mbrëmja e sotme vjen me emocione të forta për të gjithë ndjekësit e futbollit.
3 super sfida nga 6 kombëtarët më të mira të historisë së futbollit pritet të ngulin para ekranit të madh shumë teleshikues.
Pavarësisht se përballje miqësore midis tyre, spektakli që pritet të dhurohet do ti ngjaje një finaleje të madhe.
Argjentina përballet ditën e sotme me skuadrën italiane një sfidë ku do konkurrojnë kokë më kokë Messi dhe Ahuero di Mare kundër mbrojtës së hekurt të Italisë , Bonucci dhe Romagnioli.
Një tjetër përballje që do sjell emocionet e finales është dhe përballja e titanëve, Gjermani -Spanjë.
Kampionët në fuqi të botërorit kundër dominuesve të një dekade me parë.
Një klasike e Evropës do luhet dhe midis Holandës dhe Anglisë.
Tulipanët tashmë jashtë Botërorit duan që të nisin një cikël të ri në futbollin e tyre nga krahu tjetër Anglezët po konsolidojnë grupin që do luajë në Botëror dhe ku nuk duan të ripërsërisin dështimet e kaluara.