INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot Stresi do të njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës

Sot Stresi do të njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës

Publikuar më: 08:22 19-10-2018

Këngëtari i njohur si Stresi, Arkimed Lushaj do të dalë sot para gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Dy ditë pasi këngëtari i njohur u arrestua pas lëshimit të urdhrit të arrestimit nga gjykata e Tiranës ai do të dalë përpara togave të zeza. Stresi u ndalua në një nga hotelet e kryeqytetit, ndërsa mbi të rëndojnë dy akuza. Sipas uniformave blu ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”, thuhej në deklaratën e policisë ditën e arrestimit.
Ndërkohë një ditë më parë policia publikoi video ku dukej se Arkimed Lushaj ishte arrestuar brenda në dhomën e një hoteli në zonën e Linzës ku dhe i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434