INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot studentët sërish në protestë, çfarë do të ndodh me ftesën e Ramës për dialog?

Sot studentët sërish në protestë, çfarë do të ndodh me ftesën e Ramës për dialog?

Publikuar më: 09:12 10-12-2018

Sikundër ditën e djeshme, studentët sërish do të jenë para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave për arsimimin e tyre dhe kushtet e konvikteve. 

Ata sërish do të mblidhen tek fakultetet përkatëse dhe në orën 10:00 pritet të jenë të gjithë bashkë para godinës së Ministrisë së Arsimit.  Ndërkohë, sot në orën 11:00 kryeministri Edi Rama u ka bërë ftesë studentëve për dialog. 

Studentët janë shprehur se nuk kërkojnë negociata dhe as dialog pasi kërkesat e tyre janë konkrete. Por megjithatë, këtë të hënë pritet të shihet se çfarë do të ndodh, do të krijohet ndonjë hapësirë për dialog apo studentët do të jenë krejtësisht indiferentë dhe do të qëndrojnë në shesh, në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre.

Ditën e djeshme protesta u shoqërua me incidente dhe akuza se elementë politikë po infiltrohen.
Të martën studentët kanë paralajmëruar protestën më të madhe, pasi përveç atyre të Tiranës, do të jenë edhe studentët e fakulteteve të rretheve.

KËRKESAT E STUDENTËVE

-Përgjysmim i tarifës së studimit
-Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
-Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët
-Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor
-Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor
-Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve
-Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë
-Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019

ftesa_e_rames.jpg

[Ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog]

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051