INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot takimi Rama – Basha, Lu mbërrin në selinë e PD-së

Sot takimi Rama – Basha, Lu mbërrin në selinë e PD-së

Publikuar më: 11:43 06-06-2016

Edi Rama dhe Lulzim Basha pritet të takohen në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve, për të diskutuar mbi dy reforma të rëndësishme, të drejtësisë dhe zgjedhjet.
Por përpara këtij takimi, Ambasadori Amerikan Donlad Lu ka bërë përpjekjen e fundit që palët të arrijnë kompromisin për një nga reformat kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Donald Lu ka mbërritur në selinë blu, ku është pritur në një takim nga kreu i Demokratëve Lulzim Basha, ndërsa në fokus ka qënë reforma në drejtësi.


Ndërkohë mësohet se kabinetet kryesore të dy partive politike janë përgatitur për të hedhur në diskutim çëshjet me të rëndësishme të cilat po e mbajnë pezull politikën shqiptare. Takimi mes dy liderëve kryesore të partive politike në vend do të jetë vendimtar për të ardhmen e reformës në Drejtësi. Kryeministri Edi Rama pritet që të shoqërohet nga kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe Bashkim Fino që drejton komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598