INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot u vra një nënë

Sot u vra një nënë

Publikuar më: 17:32 31-08-2017

Nga Manjola Zeka

Dy fëmijë do të rriten jetimë. Pa nënë. Praktikisht dhe pa baba. Babai vrau nënën e tyre. Demonstrativisht mes qytetit. Qëndrimet tona mallëngjyese e jo pak herë patetike do të zbehen, harrohen, arkivohen, si ka ndodhur dhe tjetër herë. Veç ata të dy nuk do harrojnë dot. Kush ishte faji i kësaj gruaje? Nuk e di. Ndoshta s'kemi për ta mësuar. Ndoshta dhe s'ka pasur ndonjë faj. Por a ka faj që justifikon vrasjen? Them që jo. Veçse më duket se ai burrë ka pasur një urrejtje të madhe. Edhe bota i njeh dashuritë që kthehen në urrejtje. Por ndoshta kjo shoqëruar edhe me mentalitetin shqiptar të fyerjes, mospranimit të divorcit për hir të opinionit, apo trajtimit të gruas si pronë, problemi thellohet. Ka pasur raste të tilla dhe mund të ketë sërish. Ka gra "që e meritojnë", thonë burrat; ashtu si "të gjithë burrat e meritojnë", thonë gratë. Kudo në botë ka çmendurira të tilla. Por jo kudo në botë sistemi është tolerant ndaj një vrasësi potencial të fiksuar. Une nuk e di pse ajo grua e ka tërhequr kallëzimin e tentatives për vrasje, por di që strukturat duhet ta kishin nën mbikqyrje. Nuk është rasti i parë. Është kaq i përsëritur. Burra që dhunojnë, kërcënojnë, madje edhe i vrasin bashkëshortet, apo ish-bashkeshortet e tyre. Divorcet në vendin tonë sjellin më së shumti dhunë, e fatkeqësi. Ndoshta nuk jemi mesuar. Ndoshta nuk e pranojmë. Ndoshta nuk jemi të pregatitur. Ndoshta nuk jemi të qytetëruar. Ka shumë mundësira. Por kjo po bëhet kaq e frikshme. E të mendosh, që sot ajo grua, ajo nënë që i morën jetën, ishte gjykatëse, pjesë direkte e sistemit.

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008