INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot vendimi për Llallën, e kap Vettingu ish kryeprokurorin!?

Sot vendimi për Llallën, e kap Vettingu ish kryeprokurorin!?

Publikuar më: 08:34 31-05-2018

Sot pritet vendimi për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, nëse ai preket nga Vettingu. Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvillon sot seancën lidhur me shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj Adriatik Llallës.
Seancën e 16 majit, ish-Kryeprokurori nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi ndodhej jashtë Shqipërisë, dhe u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj.
Avokati deklaroi se klienti i tij nuk kishte pasur dijeni për ankimimin e Komisionierit Publik nga ky institucion por e ka mësuar nga mediat.
Se kishte komunikuar me Adriatik Lallën para dy- tre javësh, përmes bashkëshortes. Ndërsa komunikimi i drejtpërdrejtë i fundit i avokatit me Adriatik Llallën kishte qenë edhe më herët.
Avokati kërkoj të paktën 2 javë kohë që të njihet dhe të shqyrtojë dosjen e klientit të tij, kërkesë e cila u pranua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Në fakt përfshirja në sitën e Vettingut të iksh kryeprokurorir Llalla erdhi pasi hoqi dorë nga sistemi i drejtësisë çka solli dhe ndërprerjen e procesit të Vettingut. Por Komisioneri Publik i dorëzoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit çështjen, ku kërkohet vazhdimi i procesit, çka vuri në lëvizje këtë institucion.

Article Logic
Execution time: 0.0042979717254639