INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot vendoset kampioni. Partizani me sytë nga Vlora

Sot vendoset kampioni. Partizani me sytë nga Vlora

Publikuar më: 08:21 18-05-2016

Superliga është futur në fazën e saj finale, sot Partizani me dy pikë larg Skënderbeut luan në fushën e tij ndaj Teutës, ndërsa korçarët luajnë në fushën e vështirë të Vlorës, ku nuk kanë asnjë alternativë veç fitores.

Partizani, i cili këtë sezon është më afër se kurrë titullit që i mungon prej 23 vjetësh, një vesh do ta ketë në Vlorë.

“Për mirë apo për keq, futbolli i tillë është. Kush kontribuon më shumë do të marrë më shumë frute. Asgjë nuk është e mirë kur është monotone, kështu që po të ndryshonte mirë do të ishte. Është vendosur që ne do të jemi në Tiranë dhe kupa do të jetë këtu, në ndeshjen Partizani-Teuta. E nëse Partizani nuk shpallet kampion, atëherë ceremonia mund të zhvillohet të nesërmen. Versioni i parë i ceremonisë do të jetë për në ‘Qemal Stafa’, te ndeshja Partizani-Teuta”, tha Armand Duka.

I vetmi që nuk është pajtuar me asnjë skenar, as me atë të kupës nga Federata, është kryeministri Edi Rama. Deputeti i parë i Vlorës do të ndjekë të sot ndeshjen nga stadiumi “Flamurtari”.

“Duhet të kemi mendjen te ndeshja jonë. Titulli nuk është në dorën tonë. Ne kemi besim te ndershmëria dhe krenaria e Flamurtarit. Kush ta fitojë, e meriton këtë kampionat”, tha Dritan Dervishi, drejtori i Partizanit.

Kundërpërgjigjja ka ardhur nëpërmjet drejtorit të klubit vlonjat, Ardi Behari: “Ne mendojmë për fatin tonë në radhë të parë. Nuk kemi mundësi për të vendosur fatet e kampionatit.

Teuta do të jetë kundërshtari i të kuqve të mërkurën, një skuadër që kërkon të justifikojë investimet dhe mundin e gjithë sezonit. Trajneri Gugash Magani u shpreh: “Maksimumi jepet në çdo ndeshje. Karakter ka ai lojtar që edhe në një ndeshje kalçeto jep maksimumin”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891