INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot votohet në PE, der Leyen: Armike për ata që dobësojnë Europën. Mike për Shqipërinë?

Sot votohet në PE, der Leyen: Armike për ata që dobësojnë Europën. Mike për Shqipërinë?

Publikuar më: 10:14 16-07-2019

Këtë të martë Parlamenti Europian në Strasburg do të votojë nëse kandidatja gjermane Usula von der Leyen do të jetë presidentja e re e Komisionit Europian.

Votime të cilat pritet të jenë në shumicë për der Leyen e cila ishte e para që mbajti fjalën në mbledhje.

Gjatë fjalës së saj der Leyen theksoi se do të luftojë për të forcuar Europën.

“Për mua vetëm një gjë është e rëndësishme, Europa duher riforcuar dhe kush do të jetë në këtë rrugë do të më ketë në krah. Ndërsa për të gjithë ata që duan ta dobësojnë Europën atëherë do të kenë një armike shumë të ashpër” u shpreh der Leyen.

Sipas mediave maqedonase von der Leyen është shprehur se nëse do të jetë kryetare e Komisionit Europian do të mbështesë hapjen e negociatave për dy shtetet ballkanike Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se der Leyen është ministre e Mbrojtjes në Gjermani dhe e konsideruar një njeri i afërt me kancelaren Merkel.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723