INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot zgjedhjet në Dibër, flasin kandidatët [FOTO]

Sot zgjedhjet në Dibër, flasin kandidatët [FOTO]

Publikuar më: 09:57 11-09-2016

Dibra voton këtë të dielë për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë ku procesi i votimit vijon rregullisht dhe pritet të mbyllet në orën 19:00. Kandidati i majtë Muharrem Rama, është paraqitur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm ku ka votuar në shkollën “Salim Alliu”, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

"Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Dibrës. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht të votojnë. Procesi duhet të jetë i qetë e pa incidente. Janë qytetaret ata që me vullnetin e tyre të lire do të përcaktojnë kryebashkiakun e ardhshëm”, u shpreh kandidati i ASHE, Rama pas votimit.

Ndërkohë kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu, nuk do të votojë sot në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës. Shkak është bërë mungesa e emrit të tij në listën e zgjedhësve.

Shehu nuk banon në Dibër dhe vonesat e shkaktuara në regjistrimin e tij në regjistrin e gjendjes civile, ka bërë që ai të mos e ketë emrin në listë.

“Fatmirësisht për mua do të votojnë qytetarët e Dibrës, pasi për çështje teknike nuk mund të marr pjesë në procesin e votimit. Nuk ka asnjë problem. Për mua do të votojë e gjithë Dibra“, u shpreh Shehu.

Ai akuzoi mazhorancën se po bën presione ndaj qytetarëve në përpjekje për tu diktuar votën.“Nëse qeveria nuk e prish procesin, ne kemi pritshmëri të mëdha për ta fituar procesin”.

Article Logic
Execution time: 0.0040268898010254