INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot zgjedhjet për kreun e KMSH-së, tërhiqet nga gara një tjetër kandidat

Sot zgjedhjet për kreun e KMSH-së, tërhiqet nga gara një tjetër kandidat

Publikuar më: 09:26 02-03-2019

Myslimanët do të zgjedhin sot kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Nga gjashtë kandidatë që u deklaruan në fillim kanë mbetur vetëm 3. Kreu akual Skënder Bruçaj u tërhoq nga gara një ditë parë, ndërsa ditën e sotme të njëjtin vendim deklaroi dhe Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha.Ndërsa imami i xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi u përjashtua pasi nuk plotësonte kriteret.

Ndërkohë, këtë të shtunë kreu i ri i komunitetit Mysliman Shqiptar do zgjidhet me votë të fshehtë të 92 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm (12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile) dhe do ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.

Kandidatët në garë

Ylli Gurra – Myftiu i Tiranës
Gramoz Blliku – Myftiu i Lushnjës
Bujar Spahiu – Nënkryetar i KMSH-së

Article Logic
Execution time: 0.0024709701538086