INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot zhvillohet protesta e opozitës,  ja çfarë pritet të ndodhë

Sot zhvillohet protesta e opozitës,  ja çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më: 08:57 18-02-2017

Rreth 7 mijë persona nga rrethet  janë nisur sot në orën 8:00 me autobusë drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e PD-së që nis në orën 12:00. 


Kulmi i saj do të jetë kur të marrë fjale Lulzim Basha i cili do të kërkojë mendimin e protestuesve nëse duan të qëndrojnë në shesh për të marrë pushtetin.
Nëse protestuesit jane dakord me këtë, opozita  parashikon të qëndrojë para Kryeministrisë më shumë se 4 orë dhe të mos largohen derisa kërkesa e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të realizohet.
Ndërkohë nje skenar i dytë që u përfol në ambientet e selisë blu, është ngritja e çadrave para Kryeministrisë deri në plotësimin e kërkesave. 
Në podiumin e ngritur para kryeministrisë , 10 pritet të jete numri i personave që do marrin fjalën. Nuk do të jenë deputetë,  por njerez të profesioneve të ndryshme. 
I vetmi politikan që pritet t'iu drejtohet shqiptarëve, është Lulzim Basha. Rolin e tyre në protestë do ta kenë edhe të rinjtë të cilët do të vendosen kordon krah punonjësve të policisë për të shmangur çdo incident.

Kushtet e opozitaës së bashkuar për ndaljen e protestave:

- Largimi i qeverisa,  kusht për zgjedhje
- Votimi electronik kusht i panegociueshëm
- Zgjedhje me qeveri tranzitore

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609