Ky konflikt ka marrë përmasa të mëdha tashmë!
Soulja Boy ka disa fjalë më shumë luftarake për Chris Broën dhe nuk e ka ndërmend të tërhiqet. Këngëtari i “ Kiss me thru the phone” ka përdorur Twitter për të treguar se do të ndeshet me Chris Brown në emër të Rihanna-s. Kjo është diçka e bukur...
Ai ësht shprehur se kur të përballet me Chris, do të vendosë drejtësinë në vend për RiRi, pasi siç dihet tashmë, Brown e ka dhunuar më parë këngëtaren nga Barbadosi. Sa fisnik Soulja Boy! Duke kujtuar mënyrën vulgare se si Chris ka trajtuar Rihanna-n, Soulja Boy shkruan se do ta degjenerojë në ring.
Kjo mbetet për tu parë, pasi Chris do të stërvitet nga kampioni legjendar Mike Tyson, ndërkohë që Soulja nga Floyd Mayweather.
A thua vallë do të kemi një kafshim veshi?! Mezi po presim ta shikojmë këtë ndeshje, sigurisht nëse do të zhvillohet.