Southampton ka sjellë përforcim të madh për sezonin e ardhshëm , ku nga Juventusi ka arritur mesfushori Mario Lemina për një vlerë prej 20 milionë euro, që është rekord në klub.
Lemina për Southampton ka firmosur kontratë pesëvjeçare, ndërsa planifikohet që klubi në fjalë t’i paguajë “zonjës së vjetër” menjëherë 17 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër më vonë.
Për lojtarin nga Gabonit kanë qenë të interesuar Stoke, Watford dhe Leicester City.